50 bovat e para për ankorimin e mjeteve lundruese janë vënë përgjatë rivierës shqiptare duke nisur nga Parku Kombëtar Sazan-Karaburun, deri në Sarandë.

Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ky është hapi i parë për zhvillimin e ekonomisë së biznesit të turizmit detar.

?Janë një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes së kësaj pjese të detit shqiptar për t?u ankoruar më shumë mjete të kënaqësisë dhe për të patur mundësinë që bukuritë e pamata të këtyre plazheve të virgjëra të Karaburunit dhe pastaj të gjithë zonës së rivierës, të vizitohen nga më shumë jahte e mjete kënaqësie që lundrojnë në këtë zonë edhe pse jo të zhvillojmë në këtë zonë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit?.

Zgjerimi i turizmit detar, ringritja e një industrie të re në det është një nga objektivat e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që pritet të sjellë më shumë të ardhura nga turizmi elitar dhe natyrisht më shumë turistë që vizitojnë Shqipërinë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/